XHAMIA MADHESHTORE ME 4 MINARE !

Me një ceremoni të posaçme është inauguruar diten e premte ( date: 20/6/2014 )  në mbrëmje xhamia e re me katër minare “Riza Bajami” në Shkozet të Durrësit, e cila është ndërtuar nga vëllezërit Bajrami.

 

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin liderët fetarë të Ballkanit, deputetë të parlamentit të Shqipërisë, deputetë të parlamentit të Kuvajtit, drejtues të pushtetit lokal, myftij dhe imamë të vendit si dhe qindra besimtarë e qytetarë të Durrësit.

 

“Falënderoj Allahun në radhë të parë, pastaj tre vëllezërit, Rifat, Hysen dhe Ahmet Bajrami për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë duke ndërtuar një xhami kaq madhështore dhe një qendër sociale model dhe shembull pozitiv i një investimi krejtësisht shqiptar. Zoti i shtoftë xhami të tilla”